• |
ide | kryesore

Kineastët shqiptarë vlerësohen me çmimin e rëndësishëm

Paparazzi, Slider



Filmi dokumentar “Honeyland” (Toka e mjaltit) e regjisorëve Ljubomir Stefanov dhe Tamara Kotevska, u vlerësua nga American Society of Cinematographers (Shoqëria Amerikane e Kineastëve) me çmimin “Dokumentari më i mirë”.

Çmimi për kineastët nga Maqedonia e Veriut, Fejmi Daut dhe Samir Ljuma – të cilët nisur nga komentet dhe postimet në Instagram, janë me origjinë shqiptare – u dha nga Todd Philips, regjisori dhe producenti i “Joker”.

The American Society of Cinematographers (ASC) është një organizatë kulturore dhe arsimore amerikane, e themeluar në Hollywood në vitin 1919. ASC ka për qëllim të vlerësojë arritjet në fushën kinematografisë, duke diskutuar mbi teknikat dhe idetë e reja të fotografisë, ngjyrave, filtrave etj. “Honeyland” është filmi i parë nga Maqedonia e Veriut që nominohet në dy kategori të Oscars, “Filmi më i mirë ndërkombëtar” dhe “Dokumentari më i mirë”.

Filmi portretizon jetën e Hatidze Muratova, një bletërritëse në një fshat malor, Bekirlija në Maqedoninë e Veriut. Xhirimet e filmit zgjatën 3 vjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *