• |
ide | kryesore

Sarri misterioz: “Më vjen mirë që humba kundër tyre, i lumtur për djemtë e Napoli”

Sport



Rikthimi i Maurizio Sarri në San Paolo ka qenë më i hidhur se sa parashikohej, me Juventusin e tij të mundur nga Napoli i Gattuso: “Ishim pasivë për gjithë ndeshjen, duke luajtur nën ritëm e duke menduar se do të fitonim një ndeshje duke ecur. Bëhet e vështirë. Gjithnjë kemi qenë jashtë kohëve në presion, kemi luajtur në mënyrë të shëmtuar edhe mentalisht”. Një humbje që shqetëson: “Kemi gabuar sfidën në nivel impakti e edhe në interpretimin fizik. Nuk mund të jemi këta, kemi humbur kundër një skuadre që bëri minimumin për të fituar”.

Rikthimi në Napoli i Sarri: “Rëndësi ka ndeshja, dikush bën gjithcka për të mbetur i përqendruar. Sigurisht për mua Napoli është një etapë e vecantë dhe është emocionuese për tu kthyer”.

Një humbje që i ngjan asaj kundër Lazio: “Kemi bërë një ndeshje të zbrazët nga ana agosnistike. Kur është kështu të gjithë problemet shfaqen. Nuk më bën bezdi të humb në Napoli, jam i lumtur për këta djem me të cilët jam i lidhur. Nëse duhet të humb, jam I kënaqur pë rata që të dalin nga telashet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *