• |
ide | kryesore

Emre Can, nga Borussia Dortmund e ndajnë pesë milionë euro

Sport



Pesë milionë euro ndajnë Juventus e Borussia Dortmund për të mbyllur tratativën për Emre Can: kërkesa bardhezi është 30 milionë, gjermanët kanë ndalur tek 25, por vullneti i mirë i të gjithë palëve – përfshirë mesfushorin – të bëjnë të mendosh se operacioni do të konkludojë brenda të premtes. Nëse do të fitojë varianti i Juventus mund të procedohet me një huazim për 6 muaj me detyrimin e blerjes, ndërsa me shifrat e dëshiruara nga Dortmund do të arrihej shitja e menjëhershme me titull përfundimtar.

Ka të bëjë në fakt shumë Emre Can në këtë transferim. 26 vjecari ka shfaqur vullnetin të reduktojë edhe pagesën aktuale, prej rreth 6 milionë euro, në katër vjet, përballë një kontrate që me Juventus do të përfundonte në 2022: faktikisht është si të përgjysmonte pagën. Për gjermanin një rikthim në Bundesligë pas viteve tek Bayern Mynih e Bayer Leverkusen. Një rikthim që e ka kërkuar me ngulm vetë mesfushori, që nuk arriti kurrë të shkëlqente në raportin me Sarri e që me minutazhin e pakët rrezikonte të kompromentonte pjesëmarrjen në Euro 2020.

Ka perënduar në fakt hipoteza e një shkëmbimi me Barcellona, që ka kërkuar Bernardeschi e nuk ishte e interesuar për Emre Can, për kroatin Ivan Rakitic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *