• |
ide | kryesore

Sherr për një vend në varreza, ky është motivi i krimit të rëndë në Korçë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë, aty ku një person humbi jetën pasi u godit disa herë me sëpatë në kokë. Në dëshminë e tij para policisë autori Zamir Topi nga fshati Pocestë ka deklaruar se e vrau bashkëfshatarin e tij Dashnor Osmani pasi kishin pasur një konflikt për një vend në varreza.


Topi pretendon se viktima Osmani i ka dëmtuar varrin e nënës. Zamir Topi ka pohuar se i kishte kërkuar Osmanit të hiqte varrin e të afërmit nga aty dhe t’i rregullonte varrin e nënës.


“Nuk kisha qetësi në shpirt. E takova dje dhe e paralajmërova. Më tha se këtë do ta bënte vetëm kur të vdiste. Sot shkova bleva një sëpatë 5 mijë lekë me paratë e fundit që kisha në xhep dhe e godita. Do Zoti nuk vdes se nuk dua të bëj një krim”, është shprehur ai.

Kjo temë ka sjellë edhe konflikte të vazhdueshme mes dy persona, për të kulmuar me vrasje ditën e sotme.

8 Comments

  1. E tmerrshme, … e tmerrshme!! Njerez qe nuk mendojne gjate, rruga me e shkurter, bjeri me sopate kokes dhe u zgjidh puna. Dhe nje qeveri palaço qe i le njerzit te vriten mes njeri-tjetrit, vete-gjyqesi. Ahhh kur do ta kuptoni qe ky vend ka nje mallkim te madh mbi vete ??!!

      1. I paemer i 17:33, ku ndodhin gjithandej keto?!! Te vritesh per nje varr?? Ja tani nga nje varr behen dy varre, dhe tjetri shkon ne burg per jete dhe do ta kete pishman, sic e tha vete. Sa per boten e di mire prej kohesh, i gjithe planeti eshte kthyer ne nje spital psikiatrik gjigand.

  2. Gjithandej nuk ndodhin te vriten njerzit per nje vend ne varreza se nuk eshte nevoja me nxitu, por ketu nje gje dihet qe varrezat i administron pushteti vendor dhe ai wshte i detheuar me zgjidh keto konflikte, por per ne si dele zgjidhja me e mire eshte sepata kokes, mjere ne per mendesin qe kemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu