• |
ide | kryesore

Sulmuesi i Shqipërisë U-21 prezantohet tek Juventus

Sport



Pas Rey Manaj, që u transferua tek Barcelona B, por që u grumbullua nga tekniku Setien me skuadrën e parë për ndeshjen e Kupës së Mbretit që katalanasit do të luajnë në mbrëmje me Leganes, një tjetër shqiptar bëhet e pjesë e klubeve elitë të futbollit europian. Giacomo Vrioni, sulmuesi i përfaqësueses Under 21 kuqezi, ka firmosur tashmë për Juventus dhe është prezantuar nga bardhezinjtë.

Bisedimet mes kampionëve të Italisë dhe Sampdorias në ditët e fundit të merkatos, kanë mbyllur me sukses operacionin. Transferimi i Giacomo Vrioni tek Juventus, ka qenë një këmbim me tre talente të bardhezinjve që kanë kaluar me dorianët. Ky operacion, sipas asaj që bën të ditur Secolo XIX, do të sjellë në arkat e Sampdoria rreth 4 milionë euro. Sulmuesi i datëlindjes ’98 – që ka përshëndetur Cittadella – do të bashkohet me formacionin U23 bardhezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *