• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Kush është biznesmeni kromit që u gjet në kanal

Lajme, Të fundit



Ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze biznesmeni i kromit Murat Duriçi. 53-vjeçari është gjetur mbrëmjen e së premtes në një kanal nga kalimtarë të rastit mes qytetit të ri dhe të vjetrit në Bulqizë. Në momentet e para ai ka qenë me shenja jete, por rrugës për në spital në Tiranë ka humbur jetën.

Burime nga policia lokale thanë se paraprakisht dyshohet se Duriçi është përplasur nga një furgon, por ngjarja është ënde e paqartë. Murat Duriçi ishte një biznesmen i njohur në zonën e Bulqizës. Ai është marrë me biznesin e kromit dhe sipas të dhënave në QKR, zotëron kompaninë me emrin “KELI-M-13”, në Bulqizë.

Policia ka nisur hetimet duke marrë fillimisht dëshmitë e personave që e gjetën trupin. Pritet që të pyeten edhe familjarët nëse kanë pasur konflikte. Në pjesën e rrugës ku është gjetur në kanal Duriçi nuk ka kamera sigurie. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *