• |
ide | kryesore

Reagon policia/ E vërteta e biznesmenit të kromit që u gjet pa jetë në kanal

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit ka dhënë detaje për ndarjen nga jeta të biznesmenit të kromit në Bulqizë, Murat Duriçi, pronar i kompanisë “KELI-M-13”. Sipas policisë rreth orës 21.00 të së premtes, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi Mentor Ceku, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip Ford ka përplasur këmbësorin Murat Duriçi, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Sipas policisë drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. “Pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit” – thuhet në reagimin e policisë. Mësohet se autori i aksidentit ka qenë në gjendje të dehur. Sipas të njëjtave burime, biznesmeni 53-vjeçar kishte dalë për të bërë vrap kur është përplasur nga makina. ©LAPSI.al

Biznesmeni Murat Duriçi



3 Comments

  1. LEFTER ALLA E KA PAGUAR DIKE PER TA SHTYPUR ME FURGON ,SE SI MUND TE KETE FILMUAR NE VIDEO DUKE THITHUR KOKAINE

  2. Se c’vjen nje ere e keqe kur policia prononcohet shume shpejt.

    Me nje fjale, kur i do bytha e zgjidh dilemen, kur nuk do ose nuk ja mban e terheq zvarre.

    POLICIA QE DUAM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *