• |
ide | kryesore

Disiplina gjobit fiorentinasit Antognoni, Pradè e Barone, për frazat kundër arbitrit

Sport



Nuk ka qenë në fakt vetëm polemika Commisso-Nedved, sepse përfundimi i sfidës Juventus-Fiorentina ka sjellë pasoja edhe për Giancarlo Antognoni, Daniele Pradè e Joe Barone, protagonistë të frazave ofensive kundër arbitrit Pasqua. Gjykatësi Sportiv ka paralajmëruar tre drejtuesit viola, duke i faturuar edhe tre gjoba të shifrave të ndryshme: 25 mijë euro për menaxherin e klubit, 20 mijë euro për drejtorin sportiv e 10 mijë për krahun e djathtë të Commisso.

25 mijë euro i ka kushtuar Antognoni që “në përfundim të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, i ka bërtitur arbitrit, një epitet tepër ofensiv, që që nuk mund të perceptohet në përmbajtjen ekzakte vetëm sepse po kthehej në dhomat e tij të zhveshjes; kërkesës së një asistenti për të moderuar tonet i është përgjigjur me një shprehje të pahijshme”. Gjobë 20 mijë euro për Pradè sepse “në përfundim të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, me një sjellje kërcënuese e agresive, i ka uluritur arbitrit një shprehje të pahijshme; kërkesës së arbitrit për tu larguar i është përgjigjur me një tjetër shprehje të pahijshme”. Në fund, 10mijë euro gjobë për Barone “sepse në përfundim të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, i është drejtuar me zë të lartë arbitrave të ndeshjes, me frazi tepër ofensive”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *