• |
ide | kryesore

“Nëse shënojë, do emocionohem edhe më shumë”: Gilman Lika ‘pickon’ Tiranën

Sport



Vllaznia-Tirana vlen shumë më tepër se thjesht tre pikë. Në Loro Borici mbërrijnë bardheblutë, një skuadër që për kapitenin e shkodranëve Gilman Lika sjell nostalgji, duke e bërë një ndeshje edhe më të ndjerë. E kaluara bardheblu e kapitenit shkodran është megjithatë vetëm një karakim plus për një ndeshje që duhet fituar e nëse shënon…edhe më mirë akoma: “Është e natyrshme që emocionohem, sepse kam kaluar vite me fanellën bardheblu dhe Vllaznia-Tirana është nga ato ndeshje që të gjithë duan ti luajnë – shpjegoi veterani kuqeblu – . Kjo nuk do të thotë aspak se kam ndikim për të dhënë maksimumin për skuadrën time, madje nëse shënoj do të emocionohem edhe më shumë”.

24 herë kampionët vijnë pas një ecurie impresionuese prej shtatë fitoresh radhazi nën drejtimin e Emanuel Egbo, për më tepër që kryeqytetasit janë vetëm një pikë larg kreut dhe nuk duan të ndalen. Lika vazhdon të surprizojë në fushën e lojës, jo vetem me performance por edhe gola me peshë dhe ndaj Tiranës tekniku shpreson ë një tjetër provë prej kampioni nga njeriu i tij i eksperiencës.

Për shkodranët në dyshim duket se është vetem mesfushori Florind Bardulla që prej disa ditësh po kalon një situatë dëmtimi, ndërkohë që pjesa tjetër është gati për trajnerin Jonuz, që prêt shumë nga kapiteni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *