• |
ide | kryesore

“Mos harro se ke 2 fëmijë”/ Dëshmia për kërcënimin e burrit të gjyqtares së Shullazit

Lajme, Të fundit

Gjykata ka vendosur që të rikthejë për vijim të hetimeve dosjen e kërcënimit të burrit të gjyqtares Saida Dollani. Pas 10 muajsh hetime, prokurorja e Tiranës, Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, por gjykata e ka kthyer. Por si ndodhi ngjarja? Burri i gjyqtares, Saida Dollani denoncoi se u kërcënua me pistoletë në prill të vitit të kaluar, teksa gruaja ishte pjesë e trupës gjyqësore të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

“Në një moment dola për të pirë një cigare nga një lokal ku isha me një mikun tim. Në atë moment kaloi gruaja ime me një shoqe dhe vajzën e saj, ndërsa pak minuta më pas erdhi një djalë i ri rreth 20-22 vjeç. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë, më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë dhe mu drejtua me fjalët “ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë”. Kërcënimi ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda” – është shprehur mes të tjerash burri i gjyqtares.


Saida Dollani u largua nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet, por 10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno.

Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë. Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. /shqiptarja.com

2 Comments

  1. Ka qenie qe shqetesohen oer parukiere, ka qe shqetesohen per mposhtjen totale te shtetit nga bandite si te 1997-2000…..
    Shullazi e ka vene perfund kete lloj shteti bananesh!
    Sukses i padiskutueshem i Ridhjerjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu