• |
ide | kryesore

Saida Dollani zgjidhet zv/kryetare e Apelit GJKKO-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Saida Dollani është zgjedhur si zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Dollani, merr detyrën në përfundim të mandatit të zëvendëskryetares Nertina Kosova. Ajo e ushtroi detyrën me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga 23 dhjetori i 2019 deri më 23 dhjetor të këtij viti.

Dollani ka mbajtur funksionin e gjyqtares së gjykatës së Apelit që nga prilli i vitit 2004. Fillimisht ajo ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Nga dhjetori 2019 e tutje ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *