• |
ide | kryesore

Në stadium me Hitlerin në kapele: evidentohen 8 tifozë të Veronës

Sport



Janë evidentuar nga policia të tetë tifozët e Veronës që, në 19 janar, tentuan të futen në Dall’Ara të Bolonjës me kapele që kishin figurën e Adolf Hitler. Grupi u përjashtua që para asaj ndeshje, duke u ndaluar në hyrje të stadiumit, ndërsa materialet u sekuestruan menjëherë. Tani tifozët rrezikojnë, përvec përjashtimit, edhe një denoncim për thyerje të Ligjit ‘Mancino’, që dënon cdo formë nxitje të urrejtjes raciale.

Nuk është hera e parë që tifozeria veroneze bëhet protagoniste e episodeve filonazistë: verën e kaluar, për të festuar rikthimin e verdhebluve në Serie A, një grup ultras kishte kënduar në kor duke e përcaktuar Veronën “një skuadër fantastike e bërë në formën zvastika (kryq i thyer)”. E, në 2017 gjatë grumbullimit të një grupi të Curva Sud kryetari i ultràsve Luca Castellini pati thënë: “Kjo festë është paguar nga Adolf Hitler”.

“Racistë e ndjekës të një krimineli”, i ka përcaktuar Vincenzo D’Arienzo, senatori veronez i Pd: “Ti izolojmë, shoqëria jonë nuk ka nevojë për njerëz të tillë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *