• |
ide | kryesore

Nuk i foli Beyonce-s, Chriss Teigen i kërkon falje

Paparazzi, Slider



Chrissy dhe John ishin pjesë e festës super sekrete të Oscar-it, organizuar nga Beyonce, por kjo ftesë vetëm sa ja shtoi emocionet modeles.

Kështu, pak orë më parë përmes një postimi në llogarinë e Instagram-it, Teigen i kërkon ndjesë këngëtares para 28.1 milion ndjekësve të saj dhe gjithë botës! Në fund të ditës po flasim për Beyonce-n, që nuk është fare lehtësisht e injorueshme.

“Beyonce nëse ndodh që ti ta lexosh këtë, duhet të dish që t’i ngula sytë, por nuk munda të të flas sepse isha aq nervoze sa do thoja ndonjë budallallëk. Duhet të dish që të duam shumë!”- shkruan Chrissy.

Teigen, përmes këtij postimi e bëri të dukej sikur ishte hera e parë që shihte Beyonce-n dora vetë, por në fakt jo. Ato të dyja janë takuar më parë në ndarjen e çmimeve Grammy në 2018-ën.

Madje, asokohe tha për të gjithë kureshtarët se”asgjë s’krahasohet me ndjesinë që ke kur sheh Beyonce-n live. Aura e saj është spektakolare!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *