• |
ide | kryesore

Klubi festoi 100 vjetorin, Daja e kërcënon: “I di pikat e dobëta të Tiranës”

Sport



Skënderbeu ka nevojë për një provë bindëse në kampionat në mënyrë që të kthejnë shanset e prezantimit në Europë edhe në këtë drejtim. Pasi siguroi kalimin në cerekfinale të Kupës së Shqipërisë, korcarët tani kërkojnë suksesin në kampionat kundër Tiranës. Kryeqytetasit janë një skuadër që tekniku i bardhekuqve Ilir Daja e njeh mirë, duke punuar vetë më parë në klubin kryeqytetas. E natyrisht, në këtë pikë, një ide mbi nivelin dhe mentalitetin e skuadrës të cilën do ta ketë përballë tekniku e ka krijuar, por preferon ta ruajë surprizë në fushën e lojës: “Si të gjithë ekipet edhe Tirana ka pika të forta dhe të dobëta dhe në një lojë inteligjente kundërshtari duhet goditur pikërisht aty – shpjegoi tekniku – por nuk kam ndërmend ti zbuloj për ju përpara ndeshjes, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit të korigjohet”

Krasniqi mban pezull Skënderbeun me teknikun që preferon ta ketë të gatshëm sulmuesin kundër bardhebluve, por që do të vendoset në ditët në vijim. Në fakt, kundër Tiranës që vjen nga një seri prej 9 fitoresh radhazi, nuk do të jetë e lehtë, por vetëm emri i kundërshtarit e motivon më tepër ambjentin bardhekuq: “Do të luajmë gjithcka për gjithcka – paralajmëroi Daja – sepse ne jemi një skuadër që e kemi të qartë kua duam të arrijmë. Nuk kemi ndërmend të mbyllemi prapa, mendoj se i takon Skënderbeut të jetë ofensiv, por në momente të ndryshme të lojës, nëse nuk shkon si duhet, mund të ndryshojmë sjellje”.

Pavarësisht kësaj, me 28 pikë në vendin e tetë, korcarët janë në kërkim të tre pikëve, për tu larguar nga zona e playout dhe për ti dhënë një shtysë të re objektivit për tu përfshirë në garën për zonën europiane të renditjes…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *