• |
ide | kryesore

Inter, Sensi i pafat: tjetër dëmtim për mesfushorin, nuk do jetë as kundë Juves

Sport



Një tjetër dëmtim për mesfushorin e Inter Stefano Sensi. Lojtari i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në këmbën e majtë në Institutin Humanitas të Rozzano, si pasojë e një traume kontuzive të pësuar në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Napoli. Rezultatet, bën të ditur klubi zikaltër, kanë evidentuar një dëmtim të skafoidit dhe gjendja do të rivlerësohet javën e ardhshme, me kohët e rikuperimit që duhet të jenë të paktën një muaj.

Sensi, që ka qenë jashtë fushave që nga fillimi i tetorit deri pas pauzës së Krishtlindjes, u kthye në lojë pikërisht kundër Napolit. Fillimisht një problem në aduktor, pastaj një lodhje muskulare në pulpë, tani ky dëmtim i ri i natyrës traumatike: në cdo rast bëhet fjalë për një kalvar të vërtetë dëmtimesh për një lojtarë që e nisi sezonin në mënyrë fantastike e që tani duhet të përballet me një tjetër problem.

Sensi është e sigurtë se do të humbasë ndeshjen kundër Lazio, impenjimet në Europa League e sfidën në shtëpi me Sampdoria. Vështirë se mund të rikuperojë për Juventus, por si ka anuncuar kluzi zikaltër, situata do të rivlerësohet më mirë javën e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *