• |
ide | kryesore

Video/ “Hileja” e Kale shpëton Tiranën nga humbja: proteston Skënderbeu, që ndali serinë e fitoreve të Egbo

F1, Sport, Video



Skënderbeu shkon pranë befasisë në Air Albania, duke barazuar 1-1 Tiranën, që ndalon kështu serinë e vetëm fitoreve, për herë të parë që kur Egbo është ulur në pankinën bardheblu. Ilir Daja tregoi se njihte fare mirë ish-skuadrën e tij, por korcarët janë nervozuar për golin me të cilin kryeqytetasit vendosën barazpeshën në minutën e 80. Në fakt, Kale është treguar inteligjent, duke nisur me shpejtësi lojën për Ngo’o, ndërsa topin e kthyer sërisht, braziliani e dërgon në rrjetë. Futbollistët e Skënderbeut pretendonin se topi ishte në lëvizje, por në fakt, Kale e ka ndalur me duar para se ta rivendosë në lojë.

Janë frenuar bardheblutë pas 9 fitoreve radhazi dhe në fakt Skënderbeu ka qenë skuadra më pranë fitores gjatë gjithë lojës. Daja i besoi ofensivës një Bregu në formë të shkëlqyer dhe ishte pikërisht vlonjati që shënoi golin e avantazhit për korcarët, në një ndeshje të hapur ku mundësitë për të shënuar nuk munguan për të dy skuadrat. Pellumbi për bardhekuqtë në të 71 dhe Hasani për Tiranën katër minuta më pas kishin mundësitë më të mirë për të realizuar, përpara se Kale të gjente ‘hilen’ e duhur.

Në fund, Ilir Daja mund të jetë më i zhgënjyeri në përfundim të ndeshjes, sepse Gripshi mund ti kishte dhënë fitoren në minutën e dytë shtesë, por me Likën të mundur, shpëtimtarin e bën Hoxhallari që largon mbi linjë topin e fitores së mundshme të korcarëve. Tirana ndalon në 41 pikë, po aq sa Kukësi që duhet ende të luajë, ndërsa shpreson të afrohet edhe Partizani, që luan të dielën kundër Lacit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *