• |
ide | kryesore

Dybala përplaset me tifozët e Juventus: “Mjaft fërshëllyet”

Sport



Pas një jave shumë të vështirë e një seri përfaqësimesh pak bindëse, Juventus u kthye të fitoijë kundër Brescia në kampionat, përpara publikut të shtëpisë. Një nga më të mirët në fushë për bardhezinjtë ishte Paulo Dybala, që zhbllokoi ndeshjen me një magji nga goditja e dënimit, por u konfrontua ashpër me tifozët e tij.

Pas golit spektakolar, Joya ka dashur ti japë një mesazh të fortë e të qartë tifozëve bardhezinj, përpara se të festonte me ‘maskën’ tradicionalen: “mjaft me fërshëllima”. Me gjeste të dukshme me duar, Dybala ftoi publikun e Stadium të reshtë së kontestuari. Juventus po merr veten dhe ka nevojë për mbështetjen e tifozëve të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *