• |
ide | kryesore

Coronavirus i mer jetën regjizorit kinez dhe familjes së tij

Paparazzi, Slider



Regjisori Chang Kai dhe familja e tij kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.
“The Guardian” shkruan se regjisori ndërroi jetë më 14 shkurt, ndërsa pak orë pas tij vdiq edhe e motra.

Prindërit e Chang u prekën të parët dhe ishin ndër viktimat e para të virusit që ka marrë shumë jetë njerëzish.

Familja e tij zgjodhi që të qëndronte në të njëjtën dhomë izolimi duke mos u ndarë për asnjë moment.
I pari i infektuar ishte babai i regjisorit, por nuk e dinte me saktësi se ishte i prekur nga virusi dhe familjarët e tjerë u sëmurën teksa kujdeseshin për të.
Nga familja Kai, është gjallë vetëm bashkëshortja e 55-vjeçarit, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.



1 Comment

  1. Bravo… Me ne fund gjithcka ishte shkruar ne shqip. Duket qarte qe shume portale e kane marre seriozisht problemin e madh te perkthimit me google.translate.
    Po e shkaterronin gjuhen cdo dite. Po e bastardonin perpara syve tane.

    Ja keshtu fillohet dita mbare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *