• |
ide | kryesore

Juventus vërsulet mbi Gabriel Jesus: sulmuesi është detaji për të arritur një objektiv tjetër

Sport



Juventus mendon që tani për të ardhmen e një nga objektivët e fiksuar për sezonin e ardhshëm është rifreskimi i sulmit, duke hedhur sytë mbi sulmuesin e Manchester City Gabriel Jesus. Janë të bindur në angli sipas asaj që bën të ditur The Sun, që shpjegon se shoqëria bardhezi ka ndërmend të shfrytëzojë problemet e City me Uefa – me përjashtimin nga Champions – për të avancuar propozimin e tyre për sulmuesin brazilian. Buxheti për operacionin është rreth 70 milionë euro.

Ambjenti i Citizens për momentin është kompakt e i përqendruar në sezonin e tyre në Angli e Europë, por mbi shoqërinë angleze qendron pezull përjashtimi nga kupat për dy vitet e ardhshme, si dënim për mos respektimin e normave të Fair Play Financiar. Shumë hipotezojnë një largim masiv të kampionëve në skuadër, ndërsa të tjerë shtyhen më tej duke treguar Guardiolan – në vëmendjen e Juventus prej muajsh po që kurrë nuk u konfirmuan nga vetë tekniku – si i larguari i ardhshëm nga Manchester City, pavarësisht fjalëve të tij mbi të ardhmen në Angli, sido të ndodhë.

The Sun ka bërë edhe emrat: Gabriel Jesus, Juventus. Oferta mbi tavolinë parashikohet mbi 70 milionë euro e, ndoshta, është një detaj për të bindur teknikun katalanas të ndryshojë ide.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *