• |
ide | kryesore

Fansat irritohen me postimin e fundit të Kylie Jenner në Twitter

Paparazzi, Slider



Kylie Jenner ka bërë një postim në Twitter ku shprehet se i ka ardhur në majë të hundës me vitin 2020 dhe ndjekësit e saj janë treguar të pamëshirshëm.

Postimi i saj erdhi vetëm disa sekonda përpara se Kylie të bënte një dedikim për reperin 20-vjeçar Pop Smoke, i cili u nda nga jeta pas një mësymje me armë në shtëpinë ku banonte.

Pas kësaj, Kylie thjesht shkroi “Më ka ardhur në majë të hundës me 2020-n” dhe njerëzit aq deshën.

“Po bli një vit tjetër, ku qëndron problemi”, i shkruante dikush duke theksuar faktin që ajo është tepër e pasur.

“Ashtu? Të jesh miliardere ka qenë e ashpër javët e fundit? Të kesh para të mjaftueshme për të zgjidhur ndonjë problem dhe të mos kesh shqetësime është e vështirë këtë vit? Ju keni të drejtë, le t’i shkëmbejmë llogaritë bankare”, vjojnë komentet e radhës.

Pra nëse ke para sipas disa njerëzve nuk të lehohet fare të ankohesh dhe mërzitesh me jetën tënde.

Sidoqoftë, njerëzit janë mësuar të komentojnë çdo gjë që bën familja Kardashian-Jenner, kështu që do të mësohemi dhe me komente të tilla.



1 Comment

  1. E mira do te ishte te gjenit nje fjale shqip per :
    postim,
    dedikim. Nuk eshte e veshtire ,, thjesht duhet ta njohesh mire gjuhen Shqipe.

    Fjalet me poshte , po ti SHQIPEROJME do te shkonin me shume si:
    MESYMJE ne shtepine e … = SULMI ne shtepine e …
    Jeta ka qenë e ASHPER javët e fundit = Jeta ka qene e VESHTIRE javet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *