• |
ide | kryesore

Video/ Cristiano Ronaldo, dy rekordet kundër Spal e bëjnë unik

Sport, Video



Kundër Spal, kampioni portugez i Juventusit shënoi për të njëmbëdhjetën herë radhazi në Serie A, duke barazuar rekordin e vendosur nga Gabriel Omar Batistuta me Fiorentina në kampionatin 1994/95 dhe nga Fabio Quagliarella me Sampdoria sezonin e kaluar. Cristiano Ronaldo, i cili humbi ndeshjen e raundit të fundit kundër Brescia, ka shënuar 16 gola në 11 ndeshjet e fundit të luajtura në Serie A.

16 gola në 11 ndeshjet e fundit të luajtura në Serie A, nga data 14 deri në 25 në kampionatin 2019/20. Cristiano Ronaldo vendos një rekord të ri dhe arrin Batistuta dhe Quagliarella në një gol të vetëm. Argjentinasi kishte arritur të bënte historinë me Fiorentinën nga java e parë në të 11, në kampionatin 1994/95; sulmuesi i Samp bëri të njëjtën gjë nga java e 10 në të 21, në sezonin 2018/19. Për dallim nga Batigol, i cili kishte zhvilluar të gjitha ndeshjet me radhë, Quagliarella kishte humbur ndeshjen e ditës së 12-të dhe e njëjta gjë vlen edhe për Cristiano Ronaldo, i cili mbeti pushim në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 të këtij kampionati kundër Brescias.

Ajo kundër Spal ishte edhe ndeshja e 1000 si profesionist në karrierën e tij. Mes shumë lojtarëve të kësaj kuote jubilare, që kanë fituar gjithcka, si Maldini, Seedorf, apo Roberto Carlos, Cristiano Ronaldo ishte më i shpejti për ta arritur, duke iu dashur vetëm 18 sezone për këtë arritje. Nga 2002, Cristiano Ronaldo ka diskutuar 836 ndeshje zyrtare në nivel klubi e 164 me kombëtaren e Portugalisë me të cilët fitoi Europianin e fundit, duke shënuar në total 99 gola e duke u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për luzitanët. Në total, mes klubeve e kombëtares, CR7 ka ndëshkuar portën kundërshtare 725 herë, me një mesatare goli në karrierë prej 0,72 gola për ndeshje.

Skuadra                    Prezenca Gol
Sporting B                      2           0
Sporting CP                  31           5
Manchester United  292       118
Real Madrid               438      450
Juventus                        73        53
Portugali                     164         99
Totali                         1000       725

https://www.youtube.com/watch?v=oDJk-QaU0q4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *