• |
ide | kryesore

Matuidi rinovon kontratën: Juventus ushtroi klauzolën e fshehur

Sport



Blaise Matuidi ka njoftuar rinovimin e kontratës me Juventus, duke konfirmuar qendrimin me bardhezinjtë edhe në sezonin 2020/21. Mesfushori francez – që kohët e fundit është përfolur për një transferim tek Lyon – ka konfirmuar akordin për Sport24: “Në kontratën time kishte një opsion për një tjetër vit e Juventus e ushtroi”. I kënaqur ka mbetur vetë Matuidi: “Nuk kam patur kurrë dyshime për këtë pikë, ndjej besimin nga ana e të gjithëve”.

“Jam shumë i lumtur të vazhdoj për një tjetër sezon këtu. Nuk kam patur kurrë dyshime sepse kam ndjerë besimin e të gjithëve. E sigurisht që po kalon mosha dhe në këtë zgjedhje kam menduar edhe për familjen që e dashuron Torinon”.

Matuidi ka folur më pas edhe për Houssem Aouar, talenti i ri i Lyon që Juventus po ndjek në të ardhmen: “Eshtë interesant sepse di të luajë për të tjerët e të jetë vendimtar në zonën gol. Ka shumë talent dhe është premtues”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *