• |
ide | kryesore

Harvey Weinstein përfundon në spital

Paparazzi, Slider



Producenti i njohur Havey Weinstein nuk shkoi në qeli ditën e djeshme, pasi u shpall fajtor për akuzat e ngacmimit seksual dhe përdhunimit, por u dërgua me urgjencë ne spital.

Weinstein u shpall fajtor nga juria e përbërë nga shtatë burra dhe pesë gra në një gjykatë të New York-ut, për ngacmim seksual të shkallës së parë dhe akuzën për përdhunim, në atë që mund të quhet akti kulminant i lëvizjes #MeToo. Megjithatë ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda, dënimi për të cilat mund të ishte me burgim të përjestshëm.

Pasi u largua nga Gjykata në pranga, producenti u ankua për dhimbje në kraharor dhe pas ardhjes së ambulancës, doktorët vendosin ta çonin në spital, ku po merr një trajtim më të specializuar. Mesa duket ai vuan nga aritmia, palpacionet e zemrës dhe tensioni i lartë, sipas asaj që thonë burimet pranë spitalit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *