• |
ide | kryesore

Bayern humbet Lewandowski për një muaj: çerekfinalet e Champions në dyshim

Sport



Goditje e rëndë për Bayern Mynih, që humbet Robert Leëandoëski për një muaj. Qendërsulmuesi e golashënuesi më i mirë i Champions League ka pësuar një frakturë në tibia gati në lartësinë e artikulacionit të gjurit të majtë. Polaku është dëmtuar gjatë fitores që Bayern Mynih ka arritur për 3-0 në Stamford Bridge, kundër Chelsea.

Rezultati i testeve të bëra, sic lexohet në faqen zyrtare të klubit bavarez, të cilave i është nënshtruar futbollisti, nën kujdesin e doktor Hans-Ëilhelm Mueller-Ëohlfahrt, shefi i stafit sanitar, në kthimin e skuadrës nga transferta e Londrës ka evidentuar problemin. Pas 10 ditësh regjim shtrati, Leëandoëski do të nisë fazën rehabilituese. Do të humbasë ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Champions kundër Chlesea, në program në 18 mars, ndërsa për tu vlerësuar është disponibiliteti i tij për cerekfinalet (ndeshja e vajtjes në 7-8 prill).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *