• |
ide | kryesore

Moviola Lyone-Juve: “Ishte penallti ndaj Dybala”, Cesari nuk ka dyshime

Sport



Protestat e Sarri në fund të Lyon-Juventus (“Në Itali do na kishim dhënë dy penallti”) janë mbështetur në analizën e specialistit të arbitrimit Graziano Cesari gjatë Pressing Champions League. Për moviolistin ishte për tu ndëshkuar me penallti ndërhyrja e Guimaraes ndaj Dybala në minutën e 89′. VAR, në këtë rast, duhet ta kishte ndihmuar arbitrin Manzano që, vlerësoi si duhet rastin tjetër të kontestuar: Ronaldo nuk pësoi faull nga Denayer.

Në minutëne 83’, me rezultatin 1-0 për Lyon, Cristiano Ronaldo kërkoi penallti për një shtyrje të Denayer. Manzano ishte i vendosur mirë e nuk e vlerësoi me faull mbështetjen e belgut, që nuk ishte e fortë, konstatoi Cesari. VAR nuk mund të ndërhyjë sepse arbitri është i mirëpozicionuar e vetëm aim und të vlerësojë intensitetin e ndërhyrjes.

Ndryshe situate e minutës së 89’: në këtë rast është Dybala, pas goditjes me kokë të Ronaldo, që kërkoi kontrollin e topit. Mbrojtësi i Guimaraes në tentativë për ta ndaluar vendosi krahun e majtë për tu ndihmuar. Duke e tërhequr Dybala që rrëzohet përtokë. Braziliani ka kapur edhe nga fanella numrin 10 të Juves dhe e mban pas vetes. Në këtë rast për dinamikën e aksionit VAR mund të ndërhynte e të korigjonte vendimin e arbitrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *