• |
ide | kryesore

“Armiqtë e drejtësisë”/ Presidenca i përgjigjet Ramës, i kujton Dhomën e Luleve

Lajme, Të fundit



Pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama, teksa shigjetoi hapur kreun e shtetit, se nuk është Gjergj Kastrioti dhe se besëlidhësit e rinj janë armiqtë e betuar të drejtesisë, vjen reagimi i Presidencës. Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Meta, këshillon Ramën: “Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!”.

Blushi i kujton Ramës Dhomën e Luleve, ku sipas tij ai sodiste i traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, ndërsa garanton kryeministrin se “ajo do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar”.

Postimi i Tedi Blushit

Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve. E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar. Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!



7 Comments

  1. Je president i vendit dhe duhet te jesh me serioz dhe te flasesh me shqip ne literature dhe me gjuhe letrare , kur te jesh te bacja ne skrapar , ne gjirin e lalzit , ne qerret apo ku i ke pronat e tjera flit si te duash edhe si alabak .
    Mjaft e bere ate shqiponjen me duar sa here del neper televizone se ste shkon fare biles me shume do te shkonte skifteri edhe si epitet i veriut.
    Alert nuk eshte shqip por me alert se ke ti ska njeri ne politike dhe o je pucist ti o seshte asnje politikan aty , mban vendin e pare ne disa kategori nga koleget e tu politikane .
    Drejtesi do jete nqs ju politikane qe jeni futur ne politike me breke ne bythe dhe tani jeni milionera e me lart me rroga modeste ……..

  2. Rama e theksoi ne kongres qe rreziku i vertet i PS vjen nga po PS. Megjithate duhet te jemi optimist. Dua te pergezoj gjithe shqiptaret per kongresin e PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *