• |
ide | kryesore

Shkarkohet Duro: Gjici nuk duron më, pas ndeshjes së tretë pa fitore

F1, Sport



Nuk ka humbur kohë klubi veri lindor të marrë vendimin, për largimin e trajnerit, menjëherë në përfundim të ndeshjes së përfunduar 2-2 në Niko Dovana, ku Blutë janë arritur në minutën e pestë shtesë. Tekniku në fakt ka qenë nën presion që pas humbjes me Tiranën, në sfidën direkte për vendin e parë, por pas ndeshjes së tretë radhazi pa fitore ka ardhur shkarkimi, që në justifikimin e klubit është kryer për shkak të mungesës së rezultateve.

Mbi teknikun ka peshuar gjithnjë konsiderimi se ka patur në dispozicion organikën më të kompletuar të kampionatit: “Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet!” shkruhet në deklaratën zyrtare të Bluve. Në të treja ndeshjet fajtore, Kukësi ka qenë në avantazh deri në minutat e fundit, kur kanë ndodhur edhe barazimet në Ballsh e Durrës dhe përmbysja e Tiranës, me skuadrën e Duros me 10 lojtarë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *