• |
ide | kryesore

Video/ Trofe e kartonë të kuq, 14 vjet e 41 sfida: Real-Barcellona është akoma Messi kundër Ramos

F1, Sport, Video



Përsëri ata, gjithnjë ata, e gjithnjë në të njëjtin vend. Real-Barcellona (starti në orën 21 në Bernabeu) do të jetë edhe njëherë Messi kundër Sergio Ramos, dy kapitenët ndahen vetëm nga dy pikë. Një sfidë e përjetshme, plot kryqëzime e histori, e 41 në karrierë mes të dyve.

Gjithcka nisi në 19 nëntor të 2005. Sergio ishte 19 vjec, Leo 18; i pari sapo kishte ardhur nga Sevilla, i dyti kishte nisur të zinte vend në një Barcellona fenomenësh, duke u bërë më i forti nga të gjithë: në atë Clasico, 14 vjet më parë, ishin Beckham e Ronaldo, Eto’o e Ronaldinho, Zidane e Deco. Sot kanë kaluar 14 vjet e disa muaj, por të dy kapitenët janë aty gati të duelojnë.

Ramos është bërë lojtari me më shumë kartonë të kuq në historinë e Real e të La Liga, 26 kartonë. 41 duelet mes Leo e Sergio janë në favor të të parit: 19 fitore kundër 12, që në Liga janë me bilanc edhe më të ndjeshëm, 14 kundër 6, me 6 barazime. Mbrojtësi ka nga ana e tij Copa del Rey, dy finale të fituar ndaj katalanasve e Superkupën e Spanjës. Kënaqësi të vogla, kunddrejt turpërimeve të mëdha: 6-2 në 2009, 5-0 në 2010, 5-1 në 2018 pa Messi).

https://www.youtube.com/watch?v=wPlKW1UUrNo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *