• |
ide | kryesore

Juve-Lion në fushë neutrale? Aulas: “Skuadra e tyre U23 është në karantinë”

Sport



Emergjenca koronavirus përvec Serie A mund të ketë pasoja të rënda edhe në Champions League. Presidenti i Lione, Jean Michel Aulas, ka folur për ndeshjen e kthimit të 1/8 kundër Juventus (në program në 17 mars) duke bërë një kërkesë ende jo zyrtare, por që është një paralajmërim ndaj Uefa: “Fushë neutrale? Do të vendosë Uefa, por ka fakte të reja. Për shembull Juve under 23, që luan në Serie C, është vënë në karantinë e katër nga lojtarët e tyre janë stërvitur me ekipin e parë” ka thënë ai pas fitores së të tijve kundër Saint Etienne.

Numri 1 i klubit të stërvitur nga Rudi Garcia, që nuk ishte shprehur kundër udhëtimit të 3000 tifozëve bardhezinj në Lyon, ndoshta ndihet nën presion sepse në qytet ditët e fundit janë gjetur katër raste të sëmundjes, gjë që francezit e lidhin me kontaktin me italianët. Këtu merr shkas edhe ftesa për fushë neutrale, një hipotezë që sigurisht nuk i pëlqen bardhezinjve, që duan shtysën e publikut për të përmbysur humbjen 1-0: “Jemi të hapur për vendimet e Uefa” – ka thënë Aulas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *