• |
ide | kryesore

Asamblea e Ligës “e kotë”: 18 klube në 20 janë pro kalendarit të ri

Sport



Asamblea e Ligës, në program të mëkurën e 4 marsit, mbetet e thirrur, por duket se mes drejtuesve të klubeve të Serie A mbizotëron idea për të mos shkuar në Roma për të marrë pjesë, për sa kohë propozimi për modifikimin e kalendarit ka marrë përgjigje pozitive nga të paktën 18 shoqëri nga 20. Inter është deklaruar kundër e pritet të kuptohet edhe pozicionimi i Napolit.

Mes 18 klubeve pro, sipas asaj që bëhet e ditur, gati të gjithë i kanë shkuar Ligës, duke shpjeguar se, duke qenë se e kanë dhënë formalisht aprovimin e tyre për modifikimin e kalendarit, komunikuar dje nga Këshilli, nuk e quajnë të nevojshme pjesëmarrjen në Asamblenë e grumbulluar me urgjencë nesër në Sallën e nderit të Coni-t.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *