• |
ide | kryesore

Flet ish i dashuri boksier i Dajana Shabanit: Ndarjen e mësova nga tv

Paparazzi, Slider



Prej Kohësh Dajana Shabani dhe boksieri Kamer Maloku kanë qenë në qendër të mediave.Lidhja e tyre ka pasur shumë ulje-ngritje dhe të gjitha këto janë shoqëruar me bujë mediatike.Së fundmi Dajana ishte e ftuar në emisionin “Kojshia Show” dhe aty tregoi shumë detaje nga jeta e saj personale.Mes të tjerash tregoi se është një nënë beqare dhe burri për të është thjesht një aksesor.

 “Kur gruaja është e realizuar vetë, është e shkolluar, është ekonomikisht e pavarur, mendoj që burri është thjesht një aksesor me gjithë respektin”, tregoi Dajana duke konfirmuar kështu edhe ndarjen nga boksieri Kosovar.Pas këtyre fjalëve ka reaguar edhe vetë Kameri nëpërmjet një deklarate e cila na ka habitur të gjithëve.Nëpërmjet disa përgjigjeve për fansat në Instastory, ai ka treguar se ndarjen e ka marrë vesh nga emisioni dhe se nuk dëshiron të flasë për kategorinë e femrave që e quajnë burrin aksesor.

“Për gratë që i konsiderojnë burrat aksesor, më mirë të mos jap përgjigje”, thotë ai.

Ndërkohë i pyetur për arsyen e prishjes së marrëdhënies me moderatoren, ai tha se lajmin e ndarjes e mori vesh vetëm nga televizori.

“Sqarim për të gjithë! Portalet na ndanin çdo ditë që të klikohen. Unë o rri si duhet, o ndahem përgjithmonë. Më e reja është: Mua videon ma dërguan disa miq nga një emision që Dajana ishte live dhe aty e mora vesh që unë kisha qenë me të, por jo ajo me mua”, tregon boksieri.

 

 



1 Comment

  1. Ska gje dajana
    ti ke burre aksesor z*gun e tiranes
    bashke mund te beni lloj lloj treshes qe te habisni edhe regjizoret e brazers

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *