• |
ide | kryesore

Nations League: shorti i buzëqesh Shqipërisë, shmanget përplasja me Kosovën

F1, Sport



Gjithcka është gati për edicionin 2020/21 të Uefa Nations League. Formati është modifikuar lehtësisht në krahsim me edicionin e parë të fituar nga Portugalia, por janë konfirmuar katër ligat. Grupet e cdo lige janë shortuar në Amsterdam dhe për Shqipërinë në Ligën C, në vazon e parë goglat hollandeze kanë qenë me fat. Kuqezinjtë e Edy Reja do të ndeshen në Grupin 4 të këtij divizioni me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin: të gjithë kundërshtarë që i kemi mundur më parë.

Shmanget ajo që i frikëoheshim më shumë një përplasje me Kosovën, që u ngjitën në Ligën C, pasi fituan grupin edicionin e kaluar. Në anën e tyre, Dardanët nuk mund ta quajnë veten kaq me fat, duke gjetur kundërshtar Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

Në garë janë 16 skuadra në Ligën A, B e C ndërsa shtatë do të marrin pjesë në Ligën D. Përcaktimi i një kombëtare në Ligën përkatëse është bërë në bazë të klasifikimit të përgjithshëm pas edicionit 2018/19. Të rejat lidhen me modifikimet e vogla të formatit me dëshirën për të reduktuar edhe më shumë numrin e miqësoreve. Të gjitha skuadrat e grupeve me nga katër do të luajnë ndeshjen e fundit në të njëjtën ditë e në të njëjtën orë. Numeri i ndeshjeve kompetitive do të shkojë nga 138 në 162 duke shtuar vlerën komerciale të kompeticionit.

JA EDHE GRUPET E SHORTUARA

LIGA A
Grupi 1: Polonia, Bosnia, Italia, Hollanda
Grupi 2: Islanda, Danimarka, Belgjikë, Angli
Gruppo 3: Kroacia, Suedia, Franca, Portugalia
Grupi 4: Gjermania, Ukraina, Spanja, Zvicër

Fitueset e grupeve do të marrin pjesë në fazën finale të Nations League në qershor 2021 (gjysëmfinalet, finale për vendin e tretë e finale për të parin), deri në vendosjen e fitueses së kompeticionit që do të pasojë Portugalinë e Cristiano Ronaldo. Të fundit të klasifikuara do të zbresin një Ligë më poshtë.

LIGA B
Grupi 1: Rumania, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Austria
Grupi 2: Izraeli, Sllovakia, Skocia, Republika Ceke
Grupi 3: Hungaria, Turqia, Serbia, Rusia
Grupi 4: Bullgaria, Irlanda, Finlanda, Uellsi

LIGA C
Grupi 1: Azerbajxhan, Luksemburg, Qipro, Mali i Zi
Grupi 2: Armenia, Estonia, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia
Grupi 3: Moldavia, Sllovenia, Kosova, Greqia
Grupi 4: Kazakistan, Lituania, Bjellorusia, Shqipëria

LIGA D

Grupi 1: Malta, Andorra, Letonia e Ishujt Faroe
Grupi 2: San Marino, Liechtenstein, Gjibraltar

Faze finale, që ka patur sukses të madh, mbetet e pandryshuar: katër fitueset e grupeve të Ligës A do të përballen për të drekretuar fituesen e UEFA Nations League.

Kalendari i UEFA Nations League 2020/21

Java 1: 3–5 shtator 2020
Java 2: 6–8 shtator 2020
Java 3: 8–10 tetor 2020
Java 4: 11–13 tetor 2020
Java 5: 12–14 nëntor 2020
Java 6: 15–17 nëntor 2020
Shorti i fazës finale: për tu konfirmuar
Faza finale: 2–6 qershor 2021



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *