• |
ide | kryesore

Letra e shkarkimit për Boban: u largua “për cështjen e duhur”

Sport



Aventura si i ndarë në shtëpi për Zvonimir Boban i ka orët të numëruara: drejtuesi kuqezi është praktikisht një ish dhe po përgatitet të largohet zyrtarisht nga Milan. Nëse dje vizita e administratorit të deleguar Ivan Gazidis në Milanello e mungesa e kroatit e ato të Maldini e Massara bënë fotografinë e situatës, tani letra e mbylljes së raportit “për cështjen e duhur” që i është dorëzuar Boban do të bëhet shpejt formale. Një vendim që për momentin i takon vetëm Zvone por që rrezikon të përfshijë edhe Maldini, nëse jo menjëherë, në fund të sezonit.

Si ishte bërë e qartë në thelb, Boban është shkarkuar. Drejtuesi kroat paguan afirmimet e disa javëve më parë në lidhje me administrimin e shoqërisë nga Gazidis: Elliott i ka konsideruar shumë destabilizuese, duke konfirmuar në të njëjtën kohë besim të plotë për administratorin e deleguar aktual të kuqezinjve, njeriu i besuar i fondit amerikan. Përfundon kështu, pas disa muajsh, eksperienca e Boban si drejtues kuqezi. Në këto ditë, edhe pse i ndërgjegjshëm për fatin e tij, kroati ka vazhduar të punojë rregullisht, por tani erdhi vërtetë fundi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *