• |
ide | kryesore

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Pas dy rasteve të para, babë e bir të konfirmuar në orët e para të mëngjesit të së hënës janë shtuar edhe 6 raste të reja në mbrëmje. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë së hënës janë testuar gjithsej 14 raste të dyshuara për COVID-19. Nga këta 8 persona kanë pasur kontakte të ngushtë me 2 rastet e para të konfirmuara me koronavirusin në vendin tonë.

Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për koronavirus. 3 prej këtyre personave janë familjarë me 2 rastet e para që u konfirmuan në fillim. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore. Gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta.

Rasti tjetër i konfirmuar është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka pasur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1-ditor në vendin fqinj. Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e para në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta. Ministria e Shëndetësisë thotë se deri tani janë testuar 77 raste nga të cilat kanë rezultuar pozitive 6 prej tyre.

Në njoftimin e saj, Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të ndjekin me kujdes rekomandimet zyrtare dhe të kujdesen posaçërisht për masat e higjienës personale. Për çdo rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit respirator, si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, sidomos për personat që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura apo kanë pasur kontakt me ta, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social u lutet qytetarëve të lidhen me  Urgjencën Kombëtare në nr. 127!



11 Comments

  1. Nuk i bllokoi rrota e karit levizjet me Italine atehere kur duhej dhe kur e bene te tjeret. Tani numeron te prekurit, por shpresoj qe jo te vdekurit. Te na ruaj Zoti d.m.th., se te jete per shendetesine falas e patem

  2. E pat minisren qe nuk i binte fjala ne toke ,per cdo pyetje gati pergjigjen sipas qeveris tone :mos u tremb o popull se nuk e lem ne te vij nga I talia ” qeveri e papergjegjeshme duhet te merrte masat me shpejt 6 ka gjetur keta po kush e di sa do veje numri neser e tutje Qeveri injorante per fat te keq edhe popull injorant Zoti i ka dhene doren femijve ZOT FLM

  3. O neriii e zanaaa ju shkuat te tegu per furnizim me buke,se ju qe e shperndate kete virus neper tirone me ndihmen dhe te kryevirusit salih,si gjitholog qe jeni pse nuk meresh me ate shpellkarin tend qe shetit per te pare italine e qyteteve bosh dhe na vjen ne tirone dhe takohet me ke te munden per ta perhapur kete virus,masat merini vete o shpellkaret e salihut mos prit qe higjen personale ta beje qeveria o rrotkari,por shkoni lahuni dhe mos hypni neper autobus ju shpellkare,ju duhet te ndaloheni te qarkulloni neper rruge kete duhet te beje qeveria,izolim total per ju shpellkare,shpellkare e injorante ne qytet,atdheu ne Rrezik

    1. TI KURVA TASTIERISTE E TURNIT TE I , ORA 08:16′, E PESOFSH KU TE DHEMB E KU TE DJEG O KERME E NDYRE QE EDHE ME VDEKJEN E TERMETIN DHE SEMUNDJEN NUK GJENI KARAR!
      ZOTI JU SHFAROSTE NJEHERE E PERGJITHMONE SE PASKENI QENE ME KEQ SE MURTAJA O QENIE TE PASHPIRT!

      1. Po ti more sufllaqexhi mi bodrumesh komentues me pagese me cfare shkove ne pune te Pallati i Kongreseve me pidhin e mamit ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *