• |
ide | kryesore

Harvey Weinstein dënohet me 23 vite burg

Paparazzi, Slider



Pasi u akuzua për përdhunim dhe sulm seksual, producenti hollivudian Harvey Weinstein u shpall fajtor nga gjykatat e Manhattan-it dhe u dënua sot me 23 vite heqje lirie. Pritej që ai të dënohej nga pesë deri në 29 vite vite burg. Kohëzgjatja e dënimit u vendos sot, dy javë e gjysmë pasei Weinstein u shpall fajtor për krime seksuale të gradës së parë dhe përdhunim të gradës së tretë. Producenti u vetëdeklarua i pafajshëm ndaj pesë akuzave që ishin ngritur kundër tij. Pasi u shpall fajtor, Weinstein iu nënshtrua një operacioni në zemër në Bellevue Hospital. Më vonë u transferua në burgun Rikers Island.

Mbi 100 gra akuzuan publikisht Weinstein për ngacmim seksual duke nisur që nga prekje të padëshiruara e deri në përdhunim. Gjashtë prej tyre dëshmuan kundër tij në gjykatë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *