• |
ide | kryesore

Ndalet futbolli pa afat: FSHF pezullon të gjithë aktivitetet, për kombëtaren vendos UEFA të martën

F1, Sport



Nuk ka futboll për një kohë të pacaktuar. Ky është vendimi i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit, pas agravimit të situatës me Koronavirus dhe shpalljen e pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kështu, vendimi i parë për të vazhduar me dyer të mbyllura nuk është konsideruar mjaftueshëm dhe pas komunikimit me institucionet përkatëse ka ardhur ndërprerja e kampionateve…

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka ndjekur nga afër dhe me prioritet ecurinë e situatës në vendin tonë pas rasteve të shfaqura me COVID-19. Nisur nga përshkallëzimi i kësaj situate dhe duke ndjerë përgjegjësi maksimale për të gjithë personat e përfshirë në jetën futbollistike në vend si dhe pas propozimit te Komitetit të Emergjencave në FSHF, Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit.

Lidhur me të gjitha aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, ditën e martë në orën 13:00 UEFA do të organizojë një video-konferencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike europiane për klube e ekipe kombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *