• |
ide | kryesore

“Ti mendon vetëm për renditjen”: përplasje e fortë mes Agnelli e Lotito në Asamblenë e Lega-s

Sport



Pas shumë polemikash në javët e fundit, Serie A ka njoftuar se ka ndër mend të përfundojë sezonin në vazhdim, kur emergjenca e koronavirus të përfundojë. Plani është ai për të rifillua, qoftë edhe në maj e pastaj të luhet cdo tre ditë për të mbyllur kampionatin brenda 30 qershorit (kur skadojnë kontratat) e si rrjedhojë të shtyhet Euro 2020 me shumë mundësi në 2021. Por kjo garanci nuk i ka fshirë divergjencat mes preisdentëve të Serie A.

Në vecanti përplasjet janë tek stërvitjet: Aic insiston që skuadrat të mos stërviten, Lega javën e kaluar i vendosi skuadrave një ndalesë për 7 ditë, Milan ka njoftuar se nuk do të fillojë përpara 23 marsit, por jo të gjithë klubet e mendojnë njësoj. Sipas asaj që bën të ditur Corriere della Sera, gjatë Asamblesë së Legës ka ndodhur një përplasje në videokonferencë, mes presidentit të Juventus Andrea Agnelli e atij të Lazio Claudio Lotito.

Presidenti bardhekaltër, i mbështetur nga Napoli i Aurelio De Laurentiis, thekson se stërvitjet nuk janë të ndaluara e kërkonte të rifillonte, duke i cuar skuadrat në grumbullim për ti mbrojtur, por numri 1 i Juventus i është përgjigjur: “Ti mendon vetëm për klasifikimin, jo për shëndetin e lojtarëve të tu”. Lotito ka provuar të replikojë, por të qeshurat e presidentëve të tjerë e shuan tensionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *