• |
ide | kryesore

Grafiku që tregon se kur koronavirusi do arrijë kulmin në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Java që vjen do të jetë vendimtare për Shqipërinë për të kuptuar në çfarë përmasash do të jetë infektimi nga COVID-19.

Institucionet shkencore ndërkombëtare dhe ato të shëndetit kanë arritur në përfundimin se periudha e inkubimit të virusit, dmth sa ai qëndron në trupin e njeriut të infektuar pa shfaqur simptomat, është rreth 14 ditë.

Në 8 mars në Shqipëri u gjet personi i parë i infektuar. Autoritet thanë se është pacienti zero, por siç treguan ditët më pas, djali nga Puka ishte i pari, por ndoshta jo pacienti zero.

Ato ditë, bashkë me të, kanë ardhur edhe shqiptarë të tjerë nga Italia nga pika të tjera hyrëse. Gjithsesi, duke qenë se kjo është data e parë, përllogaritet që fundi i periudhës së inkubimit të jetë diku rreth datës 22 mars, kur mund të jetë kulmi i parë i shpërthimit për numër njerëzish të infektuar.

Ndoshta edhe pak më shpejt.

Duke u mbështetur në të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Gazeta “Si” ka ndërtuar një grafik që tregon se si është shkalla e përhapjes së COVID-19 sipas numrit të të prekurve në Shqipëri duke e krahasuar me Kinën dhe Italinë. Siç mund të vihet re, grafikët ngjajnë në trendin e tyre.

Numri 1 në grafik tregon ditën kur në secilin shtet u shfaq pacienti i parë. Në Shqipëri është data 8 mars, pra 6 ditë më parë.

Edhe në Itali ka të njëjtën ecuri në raport më ditën e parë kur u shfaq virusi, përpara se të shpallej gjendja e emergjencës dhe izolimi i qytetarëve.

Por pyetja themelore që shtrohet duke parë këtë trend në rritje në Shqipëri si dhe duke u bazuar nga trendet e ngjashme që janë pasuar në shumë vende që është përhapur koronavirusi është: “Nëse vallë javën e ardhshme, duke marrë në konsideratë izolimin e ndalimin e qarkullimit të qytetarëve në vend, do të ketë rritje të numrit të qytetarëve të infektuar me koronavirus apo përmirësim të situatës?”

Nga grafiku i krijuar që prezantohet në krye të shkrimit, vihet re se në ditën e 19-të ka një kapërcim të theksuar të rasteve me Covid-19 si në Kinë ashtu dhe në Itali.

Në Kinë numri i të infektuarve nga dita e 7-të në atë të 14-të është gati dyfishuar e po kjo situatë e ngjashme shumëfishimi është vënë re e në Itali ku numri është gati dhjetëfishuar.

Ajo që i përbashkon Kinën dhe Italinë është se në të dyja vendet virusi i ka prekur qytetarët me pothuajse të njëjtin trend. Shqipëria deri tani në këtë javë të parë është në të njëjtat gjurmë. Dhe ndoshta data 27 mars do të jetë në tjetër kulm shpërthimi. Gjithsesi ky mbetet një parashikim dhe rezultati do të varet shumë nga efekti i karantinës si edhe masat e qeverisë.

Qeveria ka parashtruar më herët se është e sigurt se shkalla e përhapjes do të jetë e lartë. Ndaj nëse deri tani keni menduar se gjërat duken lehtë, jeni gabim. Java që vjen është decizive.

Por mos u alarmoni, rrini në shtëpi dhe ndiqni këshillat për higjienën pasi kjo është gjëja më e mirë që duhet bërë tani. /Gazeta Si



4 Comments

  1. Nese Merkel e pranon qe ne Gjermani do te infektohet deri ne 70% e popullsise, duke marre ne konsiderate fakton se ne jemi nje vend me i ngrohte dhe me me pak lageshtire se Gjermania, nimri i te infektuarve mund te arrije ne 30-40% te popullsise. Nje pjese e mire do e kalojne si nje grip te thjeshte, dhe nje pjese e vogel, sidomos ata qe kane semundje te tjera do kene me shume probleme. E sigurt eshte dicka, shifrat qe do jepen, ato zyrtare do jene shume me te vogla se realet per propagande dhe jo per ndonje arsye tjeter. Mjeket po thone qe numri i te infektuarve eshte minimalisht 15 here me i larte, e tha prof. Pipero dhe po e thone edhe ne Itali. Ne keto kushte vdekshmeria qr ne Itali eshte me e larta ne bote 6,8%, i bie qe te jete 10-15 here me e ulet, pra afer 0,5% qe kalon gripin sezonal, por jo nje vdekshmeri qe te tremb. Ne Itali problem eshte kolapsimi i strukturave sanitare, kam pershtypjen se ne Shqiperi ne saje te mjeksise falas dhe personelit te shumte sanitar qe kemi dhe per kete eshte kujdesur shume partia shtet, shifrat qe do te dalin do jene me te uleta. Pastaj do behem shtet lider ne bote per menyten se si i kalojme emergjencat. Shifrat per Italine nuk frikesojn aspak. Sistemi yne shendetesor te ben te ndjehesh…

  2. Tani që postuat grafikun, tani po qe na mbushet mendjen, … Shikoje teatrin e zi më poshtë:

    “Grafiku do rritet, si rrjedhim rastet do shtohen, njerëzit do vdesin, do ketë mungesa ushqimesh dhe sendeve te tjera …, po ju mos u mërzisni, bëni durim se qeveria i di të gjitha, prandaj pranoni verbërisht çdo masë të qeverisë, qoftë edhe ushtrinë nëpër rrugë, sepse është për të mirën tuaj, për mbrojten tuaj në luftën kundër këtij armiku të padukshëm”

    Ky quhet “Arti i Mashtrimit”.

  3. tregoja pak eksperteve shqiptare, koncertin me mijra veta ne Mancester Arena ne 13 Mars 2020. Pleqte mbi 70 vjet izolohen ne shpi te tjeret vazhdojne jeten thot qeveria e Anglise. Ekonomia vazhdon per mrekulli dhe virusi pasi preken shumica krijohet imunitet dhe dobesohet me shpejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *