• |
ide | kryesore

“Mos dilni”: legjendari Higuita i kërkon ironikisht kolumbianëve të bëjnë atë që vetë nuk e bënte kurrë

Sport



Emergjenca koronavirus ka trokitur edhe në Kolombia, ku për momentin numërohen rreth 100 raste. René Higuita, portieri historik i kombëtares së Cafeteros, ka dhënë një mesazh për bashkëkombasit e tij, duke kujtuar me ironi Itali ’90. Në faqen e tij në Instagram, ish-numri 1 ka publikuar foton e daljes së tij të famshme nga zona gjatë ndeshjes kundër Camerun. Në atë rast Higuita humbi topin i sulmuar nga 38 vjecari Roger Milla, që mundi të shënojë me portë bosh.

Një gabim që i kushtoi eleminimin Kolumbisë: “Nëse të thonë të mos dalësh, mos dil” shkruhet në foto. Higuita pastaj ka shtuar një dedikim: “Të shumtë janë ata që më kanë dërguar këtë foto. Nëse shërben për tu ndërgjegjësuar do ta përdor edhe unë. Përpara vjen shëndeti, nëse mund ti bësh gjërat nga shtëpia, mos dil”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *