• |
ide | kryesore

Vinicius mbyll vitin i dëmtuar: Real Madrid mendon ta zëvendësojë me Werner

-Instant, Sport
Vinicius



Real Madridi vazhdon të mbajë frymën për talentin e tyre Vinicius Junior, i cili u dëmtua me Brazilin në kombëtare. Sulmuesi do të mbetet jashtë fushave të lojës për tre muaj. Kështu, Los Blancos do të detyrohen të lëvizin në merkato në janar për të qenë të mbuluar. E siç raporton Sport, ata po mendojnë për Timo Werner, që aktualisht luan për Leipzig.

Lajmin e keq për dëmtimin e yllit të tyre, Real Madrid e perceptoi që kur ndodhi në ndeshjen e luajtur në Amerikën e Jugut. Vinicius Jr. pësoi një dëmtim të bicepsit të femurit që përfshin tendinën distale të këmbës së majtë. Lojtari iu nënshtrua një MRI e cila konfirmoi lëndimin që do ta mbajë atë larg fushës për mbi dy muaj e gjysmë. Vinicius Jr kështu i jep lamtumirën vitit 2023 dhe pothuajse me siguri do të humbasë Superkupën e Spanjës.

Lexo më tej: Lamtumirë Europian, dalin rezultatet e kontrolleve mjekësore: ndrydhje e meniskut për Gavi

Anësori i Real Madrid u dëmtua në ndeshjen e Brazilit kundër Kolumbisë, pas një ndërhyrje shumë të vështirë që e detyroi të largohej nga fusha para një gjysmë ore lojë. “Mendoj se është i njëjti dëmtim si herën e kaluar. Aty mora një goditje dhe e kuptova pak më vonë,” tha ai.
Duhet patur parasysh se dëmtimi të cilit i referohet Vinicius është ai i pësuar në Balaídos kundër Celta Vigo më 25 gusht dhe që e mbajti jashtë për një muaj. Në atë rast dëmtimi ishte në këmbën e djathtë dhe jo në të majtë, si tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *