• |
ide | kryesore

“Unë të vras, nga këtu ti nuk del”: kërcënim me vdekje e duart në fyt kundërshtarit të të birit

Sport



Skenë cmendurie në Milano, zona Lambrate, (përpara se koronavirus të bllokonte cdo aktivitet sportiv) gjatë një ndeshje mes djemve 17 e 18 vjec. Një grua, prind i njërit prej lojtarëve, ka kërcënuar me vdekje kundërshtarin e të birit e pastaj i ka vënë duart në fyt, ndërsa po futej në dhomat e zhveshjes. “Unë të vras, nga këtu ti nuk del”, “Është i 2002… Në rregull, kështu mund ta mbys”, janë fjalët e tmerrshme të artikuluara nga 51 vjecarja – sipas asaj që bën të ditur ‘Il Giorno’ – që i kanë kushtuar asaj denoncim për dhunë private e kërcënime të agravuara e në përjashtim për dy vjet.

Ngjarja ka ndodhur në 1° shkurt në fushën e Oratorio, mes dy skuadrave të regjistruara në Torneun e miqësisë. Por ajo që ndodhi vetëm miqësore nuk ishte… Ajo që tërboi gruan ishte pështyrja në tokë nga djaloshi, i fyer për disa faulle të shkaktuara: gruaja ka menduar se gjesti i drejtohej asaj. Në këtë moment filluan kërcënimet e prita që prindi i bëri kundërshtarit të të birit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *