• |
ide | kryesore

“Djemtë e këqij” bëjnë gjestin më të bukur: solidariteti i tifozëve të Dinamo Zagreb ndaj tërmetit

F1, Sport



Nuk është një kohë e mirë për gjithë botën, por në vecanti për
Kroacinë. Sikur të mos mjaftonte pandemia e koronavirus vendi ballkanik është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 ballë të shkallës rihter, që ka tronditur Kroacinë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në një situatë, ku kuptohet qartë vështirësia, me njerëzit që nuk mund të qendrojnë jashtë, por shumë prej tyre as brenda, për shkak të shkatërrimit të godinave, gjesin më të bukur e kanë bërë “Djemtë e këqij” të Dinamos së Zagrebit, grupimi ultras “Bad Blue Boys”. Organizimi i tyre ka qenë i menjëhershëm, duke dhënë ndihmën e tyre në një nga spitalet e Zagrebit, ku qëndrojnë të prekurit nga Koronavirusi, duke ndihmuar në shpërndarjen e ilaceve.

Emocionuese po ta mendosh gjestin e tifozëve, që nuk janë ndalur aty, por kanë shkuar edhe në maternitetin e Zagrebit duke dhënë ndihmën e tyre e duke u vënë në dispozicion të zjarrfikësve, për ti ndihmuar ata në mbrojtjen e civilëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *