• |
ide | kryesore

Ndërron jetë një tjetër pacient me koronavirus në Spitalin Infektiv

Lajme, Të fundit

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.


71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

MShMS shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

1 Comment

  1. O stalinet e lapsit pyeteni salihun a gezua dhe per vdekjen e trete,dhe njofto shpellkaret qe dhe ata te gezohen si salihu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu