• |
ide | kryesore

Milan në ankth: Maldini e i biri pozitivë me koronavirus

Sport



Pas njoftimit të Paolo Dybala, vjen lajmi për dy pozitivë të tjerë me koronavirus në Serie A e bëhet fjalë për Paolo Maldini e djalin e tij Daniel. Lajmin e ka dhënë klubi i Milan me një komunikatë zyrtare: “AC Milan bën të ditur se Drejtori i zonës Teknike i Klubit, Paolo Maldini, duke u njohur me faktin se ka patur kontakt me një person pozitiv e shfaqte simptomat e virusit, i është nënshtruar dje tamponit që ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në të njëjtën mënyrë, kjo gjë i ka ndodhur edhe të birit Daniel, sulmuesi i të rinjve kuqezinj i thirrur në ekipin e parë. Paolo e Daniel janë në gjendje të mirë e, pasi kanë kaluar më shumë se dy javë në banesën e tyre pa kontakte të jashtme, si parashikohet në protokollet mjeko-sanitare, do të zgjasin karantinën për kohën e nevojshme të shërimit të plotë klinik”.



1 Comment

  1. Na plasi trapi per keta qe nuk kane problem corona 19,kane para plot e mund te kurohen ku te duan. Qaini hallin shqiptareve o gjakprishurit e llapsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *