• |
ide | kryesore

Nga Spanja zbulojnë, Ronaldo largohet nga Torino: PSG gati ta mbulojë me miliona

Sport



I gjithë futbolli botëror është ndalur për shkak të pandemisë së Covid-19, por merkato nuk është nga ato që ndalet. Lajmi i fundit, sensacional, vjen nga Spanja: sipas portalit Diario Gol, në fakt, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventus në merkaton e verës, i tentuar nga një ofertë e përbindshme e PSG. Parisienët janë gati ta mbulojnë me miliona portugezin, nëse do të konkretizohet lamtumira e Neymar, për të formuar me Mbappé një dyshe-gol ëndërrash.

Për momentin bëhet fjalë për dëshirë. Presidenti Andrea Agnelli, nga ana tjetër, ka bërë të ditur gjithnjë se CR7 nuk do të lëvizë nga Juventus, edhe pse është i blinduar nga një kontratë prej 31 milionë euro në vit deri në 2022. Edhe pse sezoni bardhezi përpara ndërprerjes nuk ka qenë një nga më ekzaltuesit e viteve të fundit, Ronaldo po firmos me një mesatare goli të cmendur, me 21 gola në 22 ndeshje vetëm në Serie A. Në ditët e fundit kanë nisur të qarkullojnë zërat për një rinovim të mundshëm, që mund ta mbajë portugezin veshur me fanellën bardhezi deri në 2024, kur do të jetë 39 vjec.

Ana tjetër e medaljes është bilanci i shoqërisë: Juventus ka regjistruar një pasivitet prej më shumë se 50 milionë euro në semestrin e parë të 2019/2020, duke evidentuar një rënie në faturim në krahasim me sezonin e mëparshëm. Numra aspak ngushëllues, që mund ta bëjnë klubin të reflektojë përpara një ofertë të rëndësishme, në gjendje ti japë frymëmarrjes llogarive të shoqërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *