• |
ide | kryesore

Ata që votuan me maska, nuk rrëzuan Albinin, pështynë mbi zgjedhësit

2, Arkiva, Ide



Fitorja e mocionit të sotëm ishte shumë më tepër se tentativa e thjeshtë për të rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit. Ajo ishte një manovër e ndyrë nga ana morale, kriminale nga ana shëndetësore dhe ilegjitime nga ana politike. 

Askush nuk e kishte imagjinuar se një grup banditësh të kastës së vjetër, që të gjithë së bashku nuk morën dot aq vota sa Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, do të hidhnin në erë qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. 

Askush nuk mund të bënte parashikimin e zi, se kjo mund të ndodhte në kohën e një pandemie botërore, duke u përkthyer në më shumë viktima.

Askush nuk mund të vinte bast se burra si Isa Mustafa e Agim Veliu, që janë më të preokupuar për uturakun e tyre, sesa për të ardhmen e Kosovës, do silleshin si mashtruesë banalë, duke i marrë votat kundër Thaçit e duke u shndërruar më pas në vegla të tij.

Lexo më tej:

Mocioni/ Albin Kurti: “Duan të më rrëzojnë, ata që kanë plan të gatshëm për ndarjen e Kosovës”

E megjithëatë të tëra këto ndodhën. 

Madje edhe më shumë. 

Albin Kurtit iu punuan të gjithë rengjet e mundshme, që ti hapte rrugën atyre që donin të ndanin shpejt e shpejt Kosovën. Atij i imponuan në kabinet fytyra demode që do shërbenin si kamikazë në krizën më të parë. 

Atij ia minuan premtimin e votuar dhe programin qeveritar për heqjen e taksës, ata që silleshin në Prishtinë si dashnorë të Grenellit, por në fakt ëndërronin shkëmbimin e territoreve.

Të pakënaqur se si po shkarkoheshin, një e nga një, të gjithë kapsit e shtetit nga bordet e ndërmarrjeve publike, të mërzitur se si po anulloheshin tenderat 50 milionësh, të kompleksuar nga formulimet diplomatike për mini-Shengenin dhe reciprocitetin, të tmerruarr nga modeli i qëndrimeve përballë Vuçiçit, politikanët e së djeshmes u bënë të gjithë bashkë, për të goditur me gurë mbi pasqyrën që i bënte të ngjanin si karikatura.

Por, do të qe e pandershme dhe e padrejtë të thoje se ata e kishin vetëm me Albinin. Shikoni si u sollën me Vjosën. Të bindur se askush nuk i votonte për politikat çalamane të Isës, ata i dhanë kësaj gruaje të re rolin e prijëses. Nën erën e ndryshimit, ajo u solli aq vota sa LDK-ja nuk i kishte marrë që prej kohës kur Rugova ishte ende gjallë. Dhe tani, kur nuk janë mbushur as dy muaj, ata klithin se ajo duhet përjashtuar nga partia. Ata e bëjnë këtë për faktin se Vjosa po rezulton e vetmja që u kujton premtimet e fushatës.

Por, ashtu si me Albinin, ata nuk e kanë as vetëm me Vjosën. Jo dhe jo. Kjo nuk është një çështje personash. As një problem partish. Aq më pak një zgjedhje bindjesh, mes të majtës dhe të djathtës. Eshtë shumë, shumë më e thellë dhe fatkeqësisht tepër më banale në të keqen e saj sesa kaq.

Sepse, ajo që po ndodh përbën në thelb një problem mes zgjedhësve që votuan për ndryshim dhe një kaste që militon për diktatin e status quo-së. Një betejë mes shumicës që lufton për të ardhmen e fëmijëve dhe një pakice që do të mbrojë privilegjet e së shkuarës. Një ndeshje mes ëndërrimtatëve të një shoqërie më të mirë dhe pazarxhinjve që janë gati të luajnë dhe me kufijtë, për të ruajtur pozitat që kanë.

Me mocionin e sotëm, e vjetra e fitoi raundin e parë të përplasjes. Me ato vota, 82 deputetët me maska nuk rrëzuan një qeveri 50 ditore, por pështynë mbi fytyrat e të gjithë atyre që në 6 tetorin e shkuar besuan se ëndrra qe e mundur. 

Këta të fundit, ndofta u treguan naivë dhe utopistë. Ata besuan se ndryshimi mund të vijë thjeshtë si një festë, përmes votimit. Ata patën iluzionin se në demokraci është shumica ajo që vendos. Ata harruan se ajo kastë e vogël në numër, nuk qe e tillë edhe në forcë.

Ajo pakicë ka ende rreth vetes të gjithë armiqtë e ndryshimit, atë bandën e heshtur të zyrtarëve që patën uzurpuar postet publike, interesat e oligarkëve, disa media të mëdha, importuesit që u ishte mbyllur dera me Beogradin dhe ndërkombëtarë të ndikueshëm nga fluksi i pafund i parave të derdhura nga një pushtet abuziv afatgjatë.

Faji i vetëm i Albinit dhe ekipit të tij, i Vjosës dhe votuesve të saj, ndoshta ishte se besuan që kjo betejë mund të fitohej me rrugë idealiste, se kjo e keqe mund të mundej thjeshtë me zgjedhje. Se mjaftonte të përdorje një copë të ndyrësisë, për të pastruar të tërën.

Mocioni i sotëm tregoi se ky eksperiment rezultoi i pamundur. Ai dëshmoi se është utopike të besosh, se nga ata që kanë qenë dikur pjesë e llumit, mund të lindë një filizë ndryshimi. Ai vërtetoi se beteja e përleshjes me të keqen është e gjatë dhe se fitorja ndaj saj nuk mund të vijë dot kurrë pa u bërë bashkë, të gjithë në një front, ata që vërtet e dëshërojnë atë.

Ndaj, votimi i këtij fund marsi duhet të shërbejë për një rikompozim të ndryshëm të skenës politike dhe shoqërore në Kosovë. Ai duhet të rendisë në të njëjtën anë të barrikadës forcat e së mirës. Ai duhet ti vlejë si mësim edhe Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për ta hapur më shumë lëvizjen ndaj personaliteteve dhe shtresave që kërkojnë një Kosovë të tjetërllojtë. Ai duhet ti vlejë si mësim Vjosës dhe brezit idealist të LDK, për tu shkëputur nga pleqtë me uturak pas vetes, që nuk kanë më asnjë aspiratë për të ardhmen. 

Vetëm një lëvizje e tillë, vetëm një riformatim i këtyre përmasave, mund të rikthejë në të ardhmen dinamikën e asaj që u mundua të ndërpresë koalicioni i maska (renj)ve sotëm. Vetëm në këtë mënyrë, nuk do të jetë më e mundur që një turmë deputetësh që votuan me turinj të mbuluar, të pështyjnë pa gajle mbi fytyrat e shumicës së votuesve. 

©Lapsi.al

 



21 Comments

  1. Kjo parulla i ri dhe automatikisht i mire na ka zhgenjyer shpesh. Ja shiko Edi Ramen. Shkrimi eshte paksa patetik dhe nuk sqaron tamam cfare levizje kaq te forte paska bere Albini e kaq te rendesishme sa per te cmontuar te keqen, apo kasten e vjeter. Ndonje tender a koncension mund ta kete anulluar dhe Rama, por e ka bere per interes te klienteve te tij, ose per propagande. Te gjithe drejtoret i ka pushuar dhe Rama, por e ka bere per t’i zevendesuar me rilindas. Levizje e fort eshte cuarja ne prokurori e ish-kryeministrit dhe ministrave p.sh.
    Sesa je perpelitur kaq gjate me panergjike (per te cilat nuk ke talent, se ti je gazetar cinik dhe nihilist ne pergjithesi) per Vjosen e Albinin, me mire te na sqaroje konkretisht qe qellimi eshte ndarja e Kosoves. Vetem kjo ka rendesi, te tjerat jane e lagu s’e lagu dhe ceshtje uturakesh.

      1. Ka shume qe kane ardhur me idene e te rese dhe ndryshimit si Rama ne vitin 2000, apo lali eri qe nuk plaket kurre dhe jane bere direkt njesh me kasten. Le qe eshte e kote me permend shembuj te tjere, se keta kane Shpend Ahmetin qe premtoi ndryshim te madh e nuk e solli.

        1. Kesaj here Bushati ia ka futur kot. Ose e kane shtyre te tjere ose ska qene mire vete. Qeveria behet me numra, pra me vota.
          Se pari, fitorja e tij ishte si ajo e Pirros, nuk mund te bente qeveri vete.
          Se dyti, egoizmi apo prapaskena re tjera qe vec Kurti i di, bene qe te vonohet 4 muaj per te bere qeverine. 4 muaj, 6 apo 7 here e mandatoi Presidenti porse qe e veshtire te behej koalicioni.
          Se treti, asush me pare nuk ka bere gabim ose gafe me te madhe se Kurti, duke akuzuar “te luftes” si tradhetare e goditur fort interesin amerikan ne Kosove. Duke avancuar idete apo interesin gjermafon te cilit i perket.
          Se fundmi, keshtu vjen fundi kur si ben numrat. Do te mbahet mend si enderr e nje nate vere.

    1. a duhet perpara te flasin , te kontrollojm logjiken ,dhe perpara se te perdorim forcen te vlersojm ,fjalen veprimin thotë:

      me sa kuptoj ,un ,duke analizu krijesat ,ligjet e funksionit ,pastaj njeriun si krijes perball krijesave ,ka vend pasqyrimi dhe vetanalize per gjith ,per te kuptuar veten dhe mardheniet me krijuesin krijesat,detyrat dhe detyrimet dhe mbetet Brenda rregullit mases funksionit ose kundershtohet dhe mbetet I vecuar nga krijesat I ndeshkuar dhe shkatrruar,mos te ven veten ne rraport force duke filluar me krijuesin e gjithesis duke qen krijes e tije ,dhe gjitha krijesat se ,krijuesi gjithesis mund te beje ndonje mrekulli ndaj te padrejteve ashtu si,ka bere pergjat historis,se padrejtesia nuk triumfon ,zoti mallerishem nuk eshte me te padrejtit,,I ftoj te gjith te largohen nga padrejtesia te mos kerkojn ate qe su takon qe te mos humbin edhe ate cfar kan ,konkurues dhe sfidues te te mallit zot ju kurr nuk mund te beheni,por ne krijimin e tije I malli zot ka bere mrekulli duke mbajtur sejcilin peng te vepres vet per tu shperblyer nese I ka te mire dhe per tu ndeshkuar nese I ka te keqia apo per ta meshiruar nese pendohet sipas rregullit te te mallit zot,bota tani sapo ka filluar te mendojne ,cfar po ben dhe cfar e pret ke te ndjekin pas ulleheqesit e drejt te vlerave apo ullheqesit e padrejt te antivlerave,fiks gjinia njerzore ndollet ne agonin e zgjimit bindjes dhe vlersimit pranimit te dobis funksionit te saje burimeve te dobis qe I garanton vetem e verteta ,zoti botnave dhe askush nga qenia njerzore neve na mbetet vetem ta pranojm dhe zbatojm

  2. ISA MUSTAFA NJE ZAGAR I TREDHUR NGA HASHIM THAQI DHE BATON HAXHIU,SHPRESOJ TE BEHEN ZGJEDHJET DHE TI FITOJ PRAP ALBIN KURTI OSE EDHE VJOSA OSMANI TE BASHKOHET ALBIN KURTIT

  3. O çuna po i keni sytë në ballë apo jo? Shkoni lexoni pak se çfarë mendojnë për ne ata që sollën Trump në pushtet…..po mos ndaloni tek Fox News etj….gërmoni pak më thellë se akoma ruhen pushtat…
    Me e përmbledh me një fjali i bie: Klinton bëri krim që i mbajti dorën Millosheviçit që thjesht po pastronte Evropën nga murtaja myslimane…..
    Serbët ndër ata njerëz janë një mit i gjallë
    Ditë të zeza na presin nëse Trump fiton prapë….dhe spo flas vetëm për humbje të një pjese të Kosovës po për luftë për mbijetesë!

  4. Po pse ore ceshte Albin Kurti , lule mos me prek? Kuvendi eshte ai qe vendos nese nje qeveri qendron apo jo. Nuk behen gjerat me zor.
    Gjithesesi i meshoj idese se Kurti e ideoi dhe shkaktoi vete krizen artificiale qe te rrezohej e ti bente bisht pergjegjesive. Kjo ishte loja….

  5. kerma mustafa dhe gjarpri thaci nuk pyesin per kosoven .ata ka kohe qe jane diskretituar si agjente serbe ne bashkpunim me banden e rames .te durojme edhe pak kohe per te pare qendrimet e tyre anti kosovare dhe proserbe .isa tradhetare mustafa eshte nje kufome ne pragvarri i thirrur nga shefat e tije serbe per te vazhduar rrugen e tradhetise antishqiptare sebashku me thacin dhe ramen .tpuuu qelbesirat.

  6. Shkrim patetik tipik i komunizmit. Albin Kurti donte te ikte sepse e pa qe ishte futur ne nje rruge pa rrugedalje. Por nuk donte te jepte doreheqjen por i interesonte te dorehiqej LDK sepse keshtu mund te thote te gjitha ato qe po thote. Politika ne Kosove po futet ne nje qorrsokak qe spo i dihet fundi. Jane ber me keq se keta tanet dhe me Serbine e Rusine qe predin rastin per te ber leviznen e rradhes kjo eshte papergjegjshmeri. Tani mesa po shof alternativa me e mire mbetet LDK. Shpresoj qe me e mbeshtet PDK nga jashte dhe LDK te krijoj nje qeveri te minorances

  7. Kohe te bukura per shkijet dhe gjithe sllavet e botes!
    Eh ta dinte Shoku Miladin dhe shoku Dushan….

  8. Kam bindjen se sot VV eshte e vetmja shprese morale ne politiken Kosovare. Uroj qe ajo te hape dyert per te gjitha ata qytetar te kosoves qe nuk jane pjese llumit politik kosovar. Kurtit i ka ardhe nje shans i madh ne dere. Ta shfrytezoj. Ti drejtohet popullit, ti injoroj hajnat e vrasesit, te ftoje intelektualet e ndershem qe duan atdheun ti bashkohen VV. E ardhmja eshte e tyre. Kam besim, e shprese

  9. Mocioni për të rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit ishte njëra nga ndyrrësitë e panumurta me pasoja të pallogarishme politike dhe jo vetëm. Si do t’i vejë halli kësaj pune kur në vend të parfumit, kolltuqet e parlamenteve kanë plot 30 vite që qelbin ambjentin nga era e kërmës?

    “Bota Garipe”

    Do bëjmë luftë
    De more de,
    Si lum ti popull
    Që mezi na ke !

    Do shkërdhejmë koronën,
    mbi shkrepa e mbi maja,
    Në ballë prin pac Edveri,
    Me predha e murtaja !

    Kush s’e zbaton urdhrin,
    E shqepim me dajak,
    Që nesër mos t’guxojë,
    Në plazh të dalë cullak !

    Kush në resht nuk vihet,
    Do t’ja dhjesim planin,
    Që me dylbi ta shohi,
    Vjenën edhe Klanin

    Kush me ne e kruan,
    Do t’ja shkulim veshin,
    Në “Photo of the day”,
    Me të do tallim leshin !

  10. Prape pafillo ngeli ky Andi. Leri patetizmat dhe inatin por behu realist. Albuni duhet ti shtrinte kembet sa kishte jorganin. Politika te do finok dhe pragmatist. Politika do durim. Ai mori 10 kunguj mbi dy supe 25% dhe e fundosi pesha. Infantil dhe amator. Do bythe politika jo endrra e idealizma 2lekshe. Nuk priti ti zgjidhte problemet nje e nga nje ne kohen e duhur e me durim ppr ju dut detit me kembe si hero dhe doli i dhjere. Mend per here tjeter.

  11. Kurti beri 50 dite qeveri por desh 100 dite qe ta krijonte.
    Kujtoi se kapi qiellin me Dore,NUK ngopej nga pushteti.
    Kurti ishite qiraxhi me shtepi te vet.
    Kurti ngeli ushtar ne medime,ushtar ne veprime,kurre NUK u be Gjeneral.
    Kurti harroi se :
    Liria e dhene nuk eshte e lire.
    Kurti Tani eshte I qete se ska kundershtar,ha qumeshtin e vet.

  12. Po mire more komentues, si nuk hodhet dy rreshta te shkruanit per momentin kur u kerkua ky mocion,kur u rrezua kjo qeveri.Kur bota po perballet me krizen koronavirusiane, shqiptaret gjejne momente te tilla delikate per te zone nje bythe karrikeje.A eshte e moralshme kjo?Ae ndoqet diskutimin e deputetes-Kusari-kur tha se po na mallkojne;Ju rente nje koronavirus te 120 deputeteve te parlamentit.Po eshte indinjimi I Kosovareve ku nuk eshte koha per mocione mos besimi ne kete kohe.Dhe me te drejte e shkruan edhe Bushati,llumi I vjeter u bashkua dhe e rrezoj kete qeveri.Une nuk e s impatizoj -Bushatin-dhe me te drejte nje komentues e quan -nihilist-,por me kete shkrim ai ka shkruar nje ralitet te politikes mbare shqiptare me kete qe bene politikanet Kosovare.Une nuk e kam admiruar Albin Kurtin me protestat dhe zhurmanjat me shashkat ,molotovet dhe me tymnajat qe hidhte ne parlament ,por me te drejte sot I jap te drejte se Ujqrit e vjeter u bashkuan qe te perkrahin idene e Thacit-per kembimin e teritoreve.Po Haradinaj qe vendosi taksen kunder Serbise dhe u quajt si anti amerikan ,tani u be pro.Prandaj z-Bushat me kete shkrim pavaresisht se cili eshte apo si eshte ai tregoi se eshte tamam nje gazetar qe shkruan nje ralitet.Kemi shume pseudo gazetare ,apo dhe gazetare por heshten nuk shkruan as nje rresht per rrezimin eqeverise.Por me sa pashe une paskemi dhe ne nje -NURELLAROVICI-si keshilltar i -Mustafes-ne Kosove edhe ai po ben punen e Batonovicit -qe eshte akredituar si keshilltar i -Edvinit-.

  13. bushat kur i hyre ne byth remes me 21 janar per te rrezu berishen e dhjeve vehten ne goj e kok,tash per nji plesht komunist te ruqit,edvinit e bedri islamit pra albin mutit prap po han.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *