• |
ide | kryesore

“Futbolli është zbavitës edhe në TV”: Del Piero i mendimit se me dyer të mbyllura mund të vazhdohet

Sport

Alessandro Del Piero uron që, pavarësisht emergjencës koronavirus, Serie A të mund të shkojë deri në fund të rrugëtimit. “Gjithcka ndodh rreth futbollit është për tu vlerësuar, edhe nga pikëpamja ekonomike – ka thënë ish-kampioni i Juventus për Radio 24 -. Të garantosh se në stadium do të shkojë gjithcka mirë nuk është e thjeshtë, edhe përse nuk dihet se cilat janë kushtet në shtëpi apo punë. Nëse do të ketë kushte që një rikthim pa publik mund të garantojë fundin e kampionatit, është mirë të bëhet sepse edhe vetëm në tv ndeshjet mund të jenë një kalim kohe shumë efektiv për tifozët në shtëpi”.

Pinturicchio sheh nga e ardhmja dhe mundohet ta vendosë veten në vend të kolegëve të tij. “Uroj të mbizotërojë dëshira për tu kthyer në fushë, që është ajo që të shtyn të fillosh këtë karrierë. Frika mund të jetë në disa rrethana, por sportisti është i fortë e do të kërkojë ta kalojë me cdo mënyrë. Do të duhet punë fizike e psikologjike, të stërvitesh në shtëpi nuk është e njëjta gjë. Lojtarët e Inter, sapo mbaroi karantina, u nisën me të drejtë për tu kthyer tek familjet: të udhëtosh është rrezik, shpresojmë që shkenca të gjejë zgjidhje sa më parë”.


Nga Los Angeles, ish-kapiteni i Juve tregon edhe për emergjencën në Shtetet e Bashkuara. “Këtu në Kaliforni, masat janë marrë me vonesë, rreziku u nënvleftësua e infektimet janë shtuar me shpejtësi. Shpresoj që një qytet i madh si Los Angeles të na lejojë të mbajmë distancat e nevojshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu