• |
ide | kryesore

“Preferoj motrën tënde k**vë”: Materazzi rrëfen frazën që nxorri nga vetja Zidane

Sport



Në këtë moment në të cilin futbolli botëror është i ndalur, shumë tifozë jetojnë me kujtime e për ata italiane nuk ka më të bukura se të verës 2006. Në mbrëmjen e Berlinit, një prej episodeve që kanë mbetur të paharruar ishte goditja me kokë e Zinedine Zidane ndaj Marco Materazzi, që i kushtoi francezit kartonin e kuq në ndeshjen e fundit të karrierës. Ajo që e shtyu numrin 10 të Francës të bënte atë veprim mbeti e pazbuluar deri në rrëfimin e mbrojtësit: “Rino ma kishte bërë benë po të lija njeri të kërcente në zonë. Po markoja Zidane dhe ai më tha do fanellën? Unë iu përgjigja: ‘Nuk e dua fanellën tënde, preferoj motrën tëndë ku**ë – ka treguar ish-mbrojtësi i Inter – Nuk mendova se do të arrinte puna deri aty, fati im ishte që nuk e kuptova se ndryshe, duke më njohur, do kisha reaguar dhe do isha përjashtuar edhe unë”.

Materazzi tregon se që nga ajo kohë nuk ka folur më me Zidane: “Nëse jam takuar më pas me të? Jo, jo. Gjysëm here gabimisht, por nuk është problem. Përkundrazi, unë i bëj komplimente për atë që ka bërë më pas si trajner. Në një ndeshje hipotetike Itali-Francë Legjendat unë nuk luaj, maksimumi bëj trajnerin, përndryshe hipën gjaku!”.

Atë natë më pas Materazzi festoi në transmetim live me një kapele të vecantë tringjyrëshe: “Ia vodha një tifozi, unë për bestytni nuk kisha marrë gjë me vete. E dija që duhet të shkonim aty e të fitonim, nuk duhet të mendoja tjetër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *