• |
ide | kryesore

“Titulli në tavolinë për Juventus? Jo faleminderit”: ‘like’ i 13 i Agnelli tregon shumë

Sport



Lega Serie A në këto ditë po studion të gjithë zgjidhjet e mundshme për të përfunduar kampionatin në vazhdim, por gjithnjë e më tepër po ndihet hipoteza që sezoni të mos shkojë deri në fund. E atëherë cfarë do të ndodhte? Mes hipotezave në tavolinë është edhe ajo e ngrirjes së klasifikimit aktual, që do ti dorëzonte Juventus titullin e nëntë radhazi, por kjo është një hipotezë që nuk i pëlqen shumë tifozëve bardhezinj e sidomos nuk i pëlqen presidentit të bardhezinjve: Andrea Agnelli.

Numri 1 i Juventus ka lënë të kuptohet qartësisht dëshira e tij, duke vendosur një ‘like’ në Twitter në postimin e faqes “Ylli i tretë”, që i takon një grupi tifozësh bardhezinj: “Titulli në tavolinë? Do të ishte e mrekullueshme. E akoma më e mrekullueshme nëse do të thoshim ‘jo faleminderit!’”.

Mund të mendohet që bëhet fjalë vetëm për një ‘pëlqim’, por që kur presidenti i Juventus është regjistruar në Twitter, në mars të 2012, ka dhënë vlerësimin e tij me një ‘like’ vetëm 13 herë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *