• |
ide | kryesore

Shkon në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Shkon në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. 77 persona janë duke u trajtuar në spital. Numri i të prekurve shkon në 243 të prekur. 20 raste të reja sot. Në 24 orë janë shëruar 8 persona. Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Mirditë dhe Korçë.

NJOFTIMI

“Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste.

Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.  Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve.

Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë                 129 raste
– Durrës                  26 raste
– Lushnje                4 raste
– Elbasan                 5 raste
– Fier                       23 raste
– Kavajë                  4 raste
– Rrogozhinë        2 raste
– Korçë                    15 raste
– Vlorë                   5 raste
– Shkodër                8 raste
– Lezhë                   5 raste
– Berat                    1 rast
– Has                      2 raste
– Krujë                    5 raste
-Tropojë                4 raste
– Pukë                       3 raste
– Mirditë             2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë! Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19″, – njofton Ministria e Shëndetësisë. 



3 Comments

  1. Ne Tirane dalin cdo dite shpallje per vdekje nga rreth 13 cdo dite.
    Po e bejne qimen tra.
    Viva Bill Gate and company.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *